VAJZË APO DJALË? Miriam flet për shtatzëninë dhe si ia dha lajmin Albanit (VIDEO) – AlpeGossip
VAJZË APO DJALË? Miriam flet për shtatzëninë dhe si ia dha lajmin Albanit (VIDEO)

VAJZË APO DJALË? Miriam flet për shtatzëninë dhe si ia dha lajmin Albanit (VIDEO)

Miriam Cani ka folur për herë të parë për shtatzëninë e saj të dytë, dhe sesi e priti lajmin e bukur.

Në një rrëfim për “Mirage”, Miriam tregoi se 3-mujori i parë ishte i sikletëshëm, por tani vjen pjesa më e bukur:

“E kam kaluar tremujorin e parë  kështu që po filloj të ndihem pak më mirë dhe çdo grua që e kalon këtë periudhe e di që është e vështirë”.

Miriam tregoi se në momentin që e morën vesh që do të bëheshin prindër për herë të dytë, ishin në Maldive, ku u mbajt dhe ceremonia e martesës.

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh!”, u shpreh Miriam.

Ajo tregoi gjithashtu se lajmin e shtatzënise ia ka thënë Albanit të parit:

“Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm.  Për Ameli-në do të punojmë pak me problemin e xhelozise që e kanë të gjithë  fëmijët”.

Sa i përket gjinisë Miriam tha: “Akoma nuk e dimë cfarë do të jetë por nuk kemi preferencë! Nëse do të jetë vajzë do të bëhet shoqe për Amelinë, nëse do të jetë djalë do bëhet shok për babin e vet. Në të dyja rastet është shumë bukur”!