“BIETA POSTON FOTON ME KRENARI”/ Vajza e Alban Dudushit duket sharmante krah të atit në ditën e rëndësishme (FOTO) – AlpeGossip
“BIETA POSTON FOTON ME KRENARI”/ Vajza e Alban Dudushit duket sharmante krah të atit në ditën e rëndësishme (FOTO)

“BIETA POSTON FOTON ME KRENARI”/ Vajza e Alban Dudushit duket sharmante krah të atit në ditën e rëndësishme (FOTO)

Moderatori i mirënjohur Alban Dudushi ka përjetuar ditën më të bukur, ku krah përkrah me vajzën e tij tashmë të rritur, e ka shoqëruar në mbrëmjen e mini-maturës. Moderatori ka dy fëmijë: Joelle që vjen nga martesa e tij e parë dhe djalin Kroi Art, një fryt i dashurisë me Bieta Sulon.

Tashmë vajza e tij është rritur dhe mund të themi që duket sharmante. Veshur me një fustan të thjeshtë në ngjyrë lejla pastel me një palë taka të thjeshta dhe një tualet të lehtë, Joelle ka pasur në krah shoqëruesin më besnik të jetës, babain e saj.

Bieta Sulo ka postuar foton, dhe duket se marrëdhëniet me vajzën e Alban Dudushit janë tepër të mira.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e mini-maturës”– shkruan Bieta Sulo bashkëngjitur fotos së postuar në rrjete sociale.