Padiskutim që gjëja më e veçantë e finales së Champions League ishte bukuroshja Kinsey Volansky, e cila pushtoi fushën gjysmë e zhveshur.
Ajo u shfaq me një body, ku reklamonte portalin “Vitaly Uncensored” , i cili administrohet nga i dashuri i saj, Vitaly Zdorovetskiy.
Menjëherë pas “performancës” së Kinsey, portali i cili kishte 10 milion ndjekës u rrit, por bashkë me të edhe ndjekësit në Instagram të bjondes bukuroshe.
Ndërkohë Vitaly ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në Kosovë.
Ai ka ekzaltuar turmën, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Nga pamjet e dërguara duket se interesi për ta takuar ka qenë tepër i madh.