FLET PËR SHERRET ME TAYNËN/ Rina Balaj: Na kanë futur në probleme (FOTO) – AlpeGossip
FLET PËR SHERRET ME TAYNËN/ Rina Balaj: Na kanë futur në probleme (FOTO)

FLET PËR SHERRET ME TAYNËN/ Rina Balaj: Na kanë futur në probleme (FOTO)

Reperja shumë e njohur kosovare, Rina Balaj ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku si rrallëherë foli për sherret e saj të shumë përfolura me Taynën. Shpeshherë është thënë se dy reperet ia kushtojnë diss-et në këngë njëra-tjetrës, por Rina u shpreh se kjo nuk është e vërtet.

Reperja tha se mediat i kanë futur në probleme edhe pse ato nuk njihen me njëra-tjetrën.

“Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur biseda me të, as para famës, as tani. Kur kam publikuar këngën e parë nuk kam pasur qëllim t’i bëj dikujt diss, nuk kam pasur qëllim të krijoj urrejtje. Qëllimi im i vetëm ishte të ndezja atmosferën nga femrat sepse vetëm meshkujt deri tani bënin rep. Pasi dola unë, si rep artiste e re, filluan të më bënin diss-a. Nuk e di saktësisht nëse më kanë bërë mua diss-a, por mediat na kanë futur në probleme. Kanë shkruar që unë kam futur femrat në sherr, por nuk është e vërtet sepse nuk jam natyrë e tillë. Kam filluar si feministe dhe kam për të përfunduar si feministe. Në fillim tekstet ku thuhej se i drejtoheshim njëra-tjetrës kanë qenë koinçidencë dhe pastaj u bë intensive pa arsye. Te kënga IIlegal fola çfarë pata për të folur dhe e përfundova me diss-at”, u shpreh Rina.