ÇFARË E BASHKOI BORËN ME ROMEON DHE DONALDIN? Zbulohet ideja e bashkëpunimit të tyre (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË E BASHKOI BORËN ME ROMEON DHE DONALDIN? Zbulohet ideja e bashkëpunimit të tyre (VIDEO)

ÇFARË E BASHKOI BORËN ME ROMEON DHE DONALDIN? Zbulohet ideja e bashkëpunimit të tyre (VIDEO)

Prezantuesja Bora Zemani dhe dy aktorët e spektaklit “Al Pazar”, binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj pak ditë më parë zbuluan se do të sjellin për publikun emisionin më të ri.

Ai mban emrin “3shat” dhe pritet që sitën e sotme të nisë transmetimin në ekranin e “Smile”.

Projekti është komentuar mjaft pozitivisht nga fansat, të cilët me siguri janë edhe kuriozë të dinë se si lindi ideja e bashkëpunimit.

Të ftuar në emisionin “Tring  Stars” Bora, Donaldi dhe Romeo  treguan se bashkëpunimi lindi shumë natyrshëm dhe ata presin që të kenë shumë sukses.

“Në të tre kishim nga një ide të ndryshme që secili të bënte nga një gjë përvete. Aty thjesht i bashkuam idetë e secilit dhe menduam se është më mirë të bashkojmë forcat. Në gjithmonë që hidhnim ide në tavolinë i thoshim njëri-tjetrit se ndoshta ty të shkon më shumë kjo pjesa. Por në fund kuptuam se ishim më mirë të tre. Kuptuam gjithashtu se ne merreshim vesh shumë mirë me njëri-tjetrin sepse edhe kjo është një gjë shumë e vështirë”, është shprehur Bora.

E ftuara e parë e emisionit është Jonida Maliqi, e cila shfaqet për herë të parë në publik me partnerin e saj Romeon.