Prej disa kohësh është përfolur se, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre. E ftuar pak kohë më parë në “Xing me Ermalin”, Nora foli për herë të parë për lajmet e ndarjes së tyre duke u shprehur se ashtu si çdo çift, edhe ajo me Robertin kanë pasur zënkat e veta, por vazhdojnë të jenë bashkë.
Këngëtarja u shpreh se të ardhmes nuk i dihet, por Roberti do mbetet gjithnjë babai i vajzës së saj.
Mirëpo 1 muaj pas kësaj deklarate të Norës, për habi Roberti ka bërë të njëjtën deklaratë i ftuar sot në “Wake up”.
“Çfarëdo që të ndodhë, Nora do të mbetet nëna e vajzës sime dhe do të njoh tërë jetën”, u shpreh Roberti.
Kështu me deklaratat e tyre, çifti i kanë dhënë fund thashethemeve se janë ndarë.