U THA SE JANË NDARË/ Roberti habit me deklaratën e fundit për Norën (FOTO) – AlpeGossip
U THA SE JANË NDARË/ Roberti habit me deklaratën e fundit për Norën (FOTO)

U THA SE JANË NDARË/ Roberti habit me deklaratën e fundit për Norën (FOTO)

Prej disa kohësh është përfolur se, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre. E ftuar pak kohë më parë në “Xing me Ermalin”, Nora foli për herë të parë për lajmet e ndarjes së tyre duke u shprehur se ashtu si çdo çift, edhe ajo me Robertin kanë pasur zënkat e veta, por vazhdojnë të jenë bashkë.

Këngëtarja u shpreh se të ardhmes nuk i dihet, por Roberti do mbetet gjithnjë babai i vajzës së saj.

Mirëpo 1 muaj pas kësaj deklarate të Norës, për habi Roberti ka bërë të njëjtën deklaratë i ftuar sot në “Wake up”.

“Çfarëdo që të ndodhë, Nora do të mbetet nëna e vajzës sime dhe do të njoh tërë jetën”, u shpreh Roberti.

Kështu me deklaratat e tyre, çifti i kanë dhënë fund thashethemeve se janë ndarë.