NA E TREGOJNË VAJZAT SHQIPTARE/ Ja si të modifikojmë një nga veshjet më të bukura të dimrit për ditët e nxehta verore – AlpeGossip
NA E TREGOJNË VAJZAT SHQIPTARE/ Ja si të modifikojmë një nga veshjet më të bukura të dimrit për ditët e nxehta verore

NA E TREGOJNË VAJZAT SHQIPTARE/ Ja si të modifikojmë një nga veshjet më të bukura të dimrit për ditët e nxehta verore

Një ndër trendet më unik të këtij sezoni është përdorimi i detajeve dimërore në veshjet verore. Bëhet fjalë për pellushët me qime të gjata dhe pupla, të cilët vajzat e njohura të ekranit shqiptar i kanë “transformuar” duke i kthye në veshje për ditët e nxehta verore.

Dhe nëse mendoni që ky kombinim është i vështirë, na lejoni t’ju themi se nuk është aspak kështu! Bukuroshet shqiptare na kanë treguar kombinimet më “cool” të kësaj veshjeje, e cila tërheq lehtësisht vëmendjen e të gjithëve. Duke nisur nga bluzat bust, crop-tops, e deri tek fustanët, “pellushët verorë” duhet të jenë në garderobën e çdo vajze këtë sezon.

Më poshtë ju sjellim disa modele kombinimi:

Nëse preferoni që “puplat” e pellushit të mos jenë në të gjithë veshjen tuaj, atëherë mund të zgjidhni bluzë ose crop-top duke e kombinuar me pantallona klasike, xhinse apo funde.

Lori Hoxha

Fashionista e njohur shqiptare, pellushin rozë në model bust e ka kombinuar me pantallona pas trupit dhe këpucë, në po të njëjtën ngjyrë.

Dea Mishel

Crop-topin bust me pupla rozë, Dea e kombinuar me xhinse të hapura në pjesët anësore dhe këpucë me gurë që shkëlqejnë, në ngjyrë gri.

Orinda Huta

Moderatorja bukuroshe pantallonat klasike pas trupit, të shoqëruara me një gjysmë pelerinë në po të njëjtën ngjyrë, i ka shoqëruar me një pellush crop-top, ngjyra e të cilit është një përzierje mes të kaltrës dhe të bardhës.

Liberta Spahiu

Moderatorja nga Kosova, bustin pellush në ngjyrë gri, ka zgjedhur ta veshë më pantallona xhinse të ngjitura pas trupit.

Dafina Zeqiri

Ok, nëse doni dicka “WOW” dhe super ekstavagante ja ku e keni. Artistja e njohur, në një nga perfomancat e saj skenike u shfaq e veshur me një “body” të zi me xixa dhe sipër tij kishte veshur një pellush bust, në ngjyrë portokalli.

Por “pellushi veror” mund të kthehet edhe në fustan dhe të dukeni mjaft stil.

Eneda Tarifa

Eneda në një nga puntat e programit “Top Talent” u shfaq e tëra e veshur me “pupla”. Ajo kishte zgjedhur një fustan-pellush në ngjyrë të gjelbër, me gjatësi deri sipër gjurit. Atë e shoqëri me sandale në ngjyrë nudë. Por ndryshe nga më sipër, këtë herë zgjedhja nuk ishte model bust, por me mëngë të shkurtra.

Megi Pojani

Larg fustanit-pellush nuk ka qëndruar as Megi. Bukuroshja ka zgjedhur një fustan të shkurtër, të ngjitur pas trupit, i gjithi me pupla rozë.

Këto ishin kombinimet që vajzat e njohura shqiptare përdorën për të kthyer pellushin dimëror, në një trend totalisht veror. Edhe freskët, edhe bukur, edhe tërheqëse, edhe mjaft stil. Dhe jemi të sigurtë, që më shumë se kushdo tjetër, ky trend i këtij sezoni, është një super lajm për të gjitha vajzat dhe gratë që adhurojnë pellushët. Jeni gati të mbusheni plot “pupla” dhe të shkëlqeni?/News31