DITËLINDJA E ËNDRRAVE/ Dalin pamjet nga 29 vjetori i Samanta Karavellas (FOTO) – AlpeGossip
DITËLINDJA E ËNDRRAVE/ Dalin pamjet nga 29 vjetori i Samanta Karavellas (FOTO)

DITËLINDJA E ËNDRRAVE/ Dalin pamjet nga 29 vjetori i Samanta Karavellas (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella feston sot ditëlindjen. Bukuroshja shqiptare mbush 29 vjeç dhe ka festuar që në orët e para të mëngjesit. Miqtë e Samantës dhe familjarët kishin përgatitur një super festë për këngëtaren e cila në orën 00:00 ka fryrë edhe qirinjtë e tortës.

Nga pamjet e publikuara shihet se Samanta kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë leopard, ndërkohë që ambienti ishte i tëri i zbukuruar me tullumbace të shumta.

Samanta ka marrë një sërë urimesh nga fansat dhe familjarët por më i veçanti ka qenë urimi që ajo ka marr nga motra e saj  e cila ka shpërndarë një video të këngëtares në një moshë shumë të vogël.