A I BLEN ROBERTI KLIKIMET? Këngëtari jep përgjigjen thumbuese për kolegët (FOTO) – AlpeGossip
A I BLEN ROBERTI KLIKIMET? Këngëtari jep përgjigjen thumbuese për kolegët  (FOTO)

A I BLEN ROBERTI KLIKIMET? Këngëtari jep përgjigjen thumbuese për kolegët (FOTO)

Këngëtari i njohur Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në rubrikën “25 pyetje” të emisionit “Prive”.

Ai ka treguar se muzika është jeta e tij dhe se edhe pse ka qenë shtetas amerikan, ai ka sakrifikuar gjithçka për t’u kthyer në Kosovë dhe për t’u marrë me muzikë.

I pyetur nëse ka tentuar ndonjëherë të blejë klikime, i cili është një trend shumë i përhapur tashmë në industrinë e muzikës shqiptare, Roberti tha se po ta bënte një gjë të tillë do të kishte më shumë klikime se sa ka deri më tani.

Ai madje shtoi se dikur pronarët e diskotekave bazoheshin në klikime për të marrë një këngëtar në koncert, por më pas koncerti u dështonte pasi kishte mungesë të publikut

Mirëpo Berisha theksoi se gjëra të tilla nuk po ndodhin më, kjo pasi tani përzgjedhja e këngëtarit për të kënduar bëhet në bazë të vlerave.