PAS SKANDALIT/ Loredana dhe Mozzik shfaqen duke gjuajtur me armë zjarri (VIDEO) – AlpeGossip
PAS SKANDALIT/ Loredana dhe Mozzik shfaqen duke gjuajtur me armë zjarri  (VIDEO)

PAS SKANDALIT/ Loredana dhe Mozzik shfaqen duke gjuajtur me armë zjarri (VIDEO)

dhe pse prej muajsh Loredana është komentuar gjatë në media pas skandalit të mashtrimit të parave me një çift zvicerian, kjo nuk e ka ndaluar aspak reperen të sjellë këngë e klipe të reja.

Këngët e saj janë bërë shumë të njohura në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe Zvicër ku po renditen në vendet e para të klasifikimit.

Para disa ditësh u përfol se reperja kishte hequr dorë nga avokatët e saj në Kosovë, por një gjë e tillë u mohua nga këta të fundit.

Si Loredana po ashtu dhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur Mozzik janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale ku ndajnë me të gjithe ne foto dhe video të ndryshme jo vetëm nga jeta e tyre profesionale por edhe nga ajo personale, duke ju rikujtuar se ata janë prindër të një vogëlusheje e cila quhet, Hana.

Së fundmi, çifti ka publikuar një video në llogaritë e tyre të Instagramit ku shihen së bashku më të bashkuar se kurrë teksa qëllonin me armë zjarri në natyrë, duke përvetësuar kështu edhe më shumë aftësitë e tyre të shënjestrës.

Nuk është hera e parë që i shohim këto skena për arsye se skena të ngjashme ata i kanë bërë edhe në këngën e tyre “Bonnie and Clyde”, i cili ishte një klip mjaft i përfolur dhe i pëlqyer nga publiku në mbarë botën.

View this post on Instagram

Bonnie und Clyde Tour im März! @mozzik

A post shared by Loredana (@loredana) on