ÇDO DITË/ Ja gabimet që bëjnë vajzat shqiptare me fytyrën pa e kuptuar (FOTO) – AlpeGossip
ÇDO DITË/ Ja gabimet që bëjnë vajzat shqiptare me fytyrën pa e kuptuar  (FOTO)

ÇDO DITË/ Ja gabimet që bëjnë vajzat shqiptare me fytyrën pa e kuptuar (FOTO)

Në një sondazh të Anabel të pak kohëve më parë, pyetjes “A vendosni makeup çdo ditë?”, vajzat shqiptare iu përgjigjën kështu:
– 9%, “Në fakt po, nuk dal dot e pagrimuar”
– 15%, “Shumicën e kohës po”
– 25%, “50:50”
– 22%, “Zakonisht vetëm SPF”
– 29%, “Thjesht laj sytë dhe dal”

Që ta sqarojmë që në fillim pjesën e vendosjes së makeup-it çdo ditë, ose gjatë shumicës së kohës. Specialistët ndahen në dy pjesë, pasi ka studime që theksojnë se përdorimi i përditshëm i makeup-it e dëmton lëkurën, ndërkohë që të tjerë bëjnë me dije se nëse fondatina është cilësore dhe grimi pastrohet gjithnjë, nuk përbën rrezik.

Po kështu, në një artikull në Anabel me titull “6 gjëra që duhet t’i dini rreth lëkurës”, shkruhet se fondatina nuk shkakton plakje të lëkurës. Studimet kanë treguar se gratë që përdorin një krem pudër cilësor duken shumë më të reja. Kjo edhe për faktin se fondatina e mbron lëkurën nga pluhuri, era dhe smogu. Përveç kësaj, në përmbajtje kremi ka vitaminë E, C, antioksidantë dhe vajra shumë të vlefshëm.

Pra, e rëndësishme është ta hiqni fondatinën para fjetjes dhe të investoni në një të tillë, shumë të mirë.

Tani ndalemi te gabimi më i madh që pjesa dërrmuese bën me lëkurën. Artikullit “6 mëkate që po i bëjmë lëkurës pa e kuptuar”, na duhet t’i shtojmë edhe një të shtatë: “Thjesht laj sytë dhe dal”.

Siç e kemi sqaruar më parë, mëkati më i madh që mund të bëni me fytyrën tuaj është të mos vendosni kremin kundër diellit ose ta aplikoni atë vetëm kur jeni në plazh.

Të vendosësh kremin e diellit çdo ditë mbron lëkurën nga djegiet që më pas mund të shkaktojnë edhe kancer. Nuk ka rëndësi sa vjeç je, nga dielli duhet të mbrohesh që prej ditës kur lind. Njollat kafe dhe ndryshimet në pigmentin e lëkurës janë gjithashtu një arsye e mjaftueshme. Heqja e njollave kafe është një nga proceset më të vështira për t’u arritur. Pavarësisht kremrave, shanset që ato të shfaqen sërish në lëkurë janë të shumta. Përpos kësaj, vendosja e kremit të diellit ndalon zhvillimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës.

Investoni gjithashtu në një hidratues të mirë për lëkurën dhe përdoreni çdo ditë para se të vendosni kremin e diellit, edhe nëse keni lëkurë të yndryrshme. Po kështu, pini ujë mjaftueshëm për ta mbajtur lëkurën të hidratuar vazhdimisht. Rezultatet mund t’i shihni duke klikuar këtu.

Ç