Protestoi kundër Trump, arrestohet aktorja e njohur amerikane – AlpeGossip
Protestoi kundër Trump, arrestohet  aktorja e njohur amerikane

Protestoi kundër Trump, arrestohet aktorja e njohur amerikane

Aktorja Susan Sarandon ishte një nga 600 femrat e arrestuara gjatë një proteste kundër Trump në ndërtesën e Senatit Amerikan.

Aktorja ishte në protestë në mbështetje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në SHBA dhe kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Protesta të mëtejshme janë caktuar për të shtunën.

Policia në Washington tha se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten.

Sarandon, e cila ka fituar një çmim Oskar për ‘Dead Man Walking’ në vitin 1996 dhe gjithashtu luajti në filmin ‘Thelma and Louise’ në vitin 1991 si edhe The Witches of Eastwick në 1987, njoftoi arrestimin me anë të një postimi në Twitter.

Ajo është arrestuar edhe në vitin 1999 gjatë një proteste kundër të shtënave të policisë ndaj një të riu të paarmatosur afrikano-amerikan në New York.

Përfaqësuesja Demokratike, Pramila Jayapal, i cila gjithashtu u arrestua, e përshkroi politikën e qeverisë mbi migrimin e fëmijëve si mizor.