TË MAHNITSHME/ Modeli i ri i çantave të shpinës “po çmend” adhurueset e modës – AlpeGossip
TË MAHNITSHME/ Modeli i ri i çantave të shpinës “po çmend” adhurueset e modës

TË MAHNITSHME/ Modeli i ri i çantave të shpinës “po çmend” adhurueset e modës

Të martën mbrëma, stilistja Clare Waight Keller solli një mënyrë moderne të përdorimit të fjongos në aksesorë.

Modelet e Givenchy sfiluan me disa çanta shpine të jashtëzakonshme që kishin një fjongo gjigante në pjesën e sipërme.

Kur i shihje nga para, modelet dukeshin sikur kishin veshur disa krahë gjigantë fluture, pjesë e fustanit ose e veshjes dhe vetëm nga pas arrije të dalloje se bëhej fjalë për disa çanta shpine.

Ato vinin në ngjyrë të zezë dhe të bardhë dhe e transformonin totalisht veshjen e modeleve.

Mund të themi se këto janë çantat e para të shpinës që i shkojnë një fustani të zi kaq klasik si ky i Givenchy dhe nuk ka dyshim që do të kthehen në aksesorin më të preferuar të 2019-s.