“PËRJETOVA VDEKJEN ME SY”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e tmerrit – AlpeGossip
“PËRJETOVA VDEKJEN ME SY”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e tmerrit

“PËRJETOVA VDEKJEN ME SY”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e tmerrit

Flaka Krelani është një prej artisteve më të pëlqyera në Shqipëri e Kosovë që sjell shpesh herë hite muzikore. Përvec karrierës së saj, ekzistojnë shumë histori nga jeta e saj personale që nuk janë zbuluar asnjëherë për publikun.

Flaka ka treguar një prej ngjarjeve më të rrezikshme që i ka ndodhur në jetë, ku për pak sekonda ka menduar se ka përjetuar vdekjen me sy.

“Gjithmonë kam patur dëshirë që të kërcej ‘dallëndyshe’ në det dhe kam hasur me kokë gurin më të madh që ka ekzistuar aty, por nuk e kam vënë re sepse me shpejtësi të madhe dhe duke qenë shumë entuziaste, nuk e kam hulumtuar atë pjesë.

Dmth, ato 3 sekonda, e gjithë ajo pesha shumë e shpejtë në ujë si kam rënë dhe në të njëjtën kohë me atë shtypje, e kam prekur kokën, hundën dhe gjoksin.

Në sekondë mendova se vdiqa, shkova. Por gjatë procedurës që jam zhytur deri te pjesa e gjoksit me u lëndu, kam thënë ngadalë se akoma gjallë jam. Ka qenë një moment që prekem shumë kur e kujtoj dhe them si kam mundur të shpëtoj.

Ende i them zotit faleminderit që më ke ndihmuar se përndryshe kam lindur për së dyti. Ka qenë aksidenti më i tmerrshëm që ka mundur të ndodhë ndonjëherë dhe unë kam përjetuar vdekjen me sy, ajo ka qenë”, tha ajo për Prive.