Në një intervistë për emisionin “My living”, gazetarja Rudina Xhunga ka treguar se pas lindjes së vajzës Alana, ka vendosur që të mos bëjë më fëmijë.
E pyetur nëse mendon që mund të ketë një tjetër fëmjë në familjen e saj, Rudina u përgjigj: “Nuk do ketë fëmijë tjetër, e kemi mbyllur me Alanën”.
“Alana dëshiron një motër ose vëlla apo dhe ajo do të jetë qëndra e vëmendjes, qëndra e botës”, e pyetën gazetaren.
“Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo, dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam më shumë bark, si sot për shembull. Më thotë: Mendoj që je shëndoshur. Po pse?, i them unë,- mund të kem një beb. Jo nuk besoj- thotë ajo”
“Pra është e bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë”, i tha Bruna, moderatorja e “My living”.
“Po, nuk do të vijë bebi”, u përgjigj Rudina.