I ÇMENDUR DUA LIPËS/ Anwar bën gjestin që pak djem do guxonin (FOTO) – AlpeGossip
I ÇMENDUR DUA LIPËS/ Anwar bën gjestin që pak djem do guxonin  (FOTO)

I ÇMENDUR DUA LIPËS/ Anwar bën gjestin që pak djem do guxonin (FOTO)

Që në momentin që pranuan publikisht lidhje, Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri. Dyshja shoqërohen gjithmonë bashkë dhe madje postimet mes tyre nuk kanë munguar edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Dua ka publikuar një video ku tregon se sa i dashuruar pas saj është modeli i njohur. Në video shihet Anwar teksa merr një stilolaps dhe në bluzën e tij shkruan germën D, duke treguar kështu se bën gjithçka për të dashurën e tij.

Kujtojmë që Dua vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes me Isaac me të cilin kishte shumë vite e lidhur, teksa lidhja me modelin 20 vjeçar u zbulua vetëm pak kohë pas ndarjes.