“MA LEJ BURRIN DHE IK”/ Roza Lati shpërthen kundër blogeres së njohur (FOTO) – AlpeGossip
“MA LEJ BURRIN DHE IK”/ Roza Lati shpërthen kundër blogeres së njohur (FOTO)

“MA LEJ BURRIN DHE IK”/ Roza Lati shpërthen kundër blogeres së njohur (FOTO)

Moderatorja e njohur Roza Lati është dalluar gjithmonë për tipin e drejtpërdrejt dhe deklaratat e ndryshme që gjithmonë kanë bërë bujë në mediat rozë.

Së fundmi, moderatorja shqiptare i ka lënë një koment blogeres së famshme në të gjithë botën, Chiara Ferragni, në një postim në Instagramin ku i ka thënë se nuk duhet të postojë me fotot familjare me djalin dhe bashkëshortin Fedez.

“Ishit shumë bukur kur ishit thjesht të dashuruar. Tani me këto foto “familja lumtur” në çdo postim, na keni çarë dërrasat! Do ju bëj unfollow te dyve se s’jeni më interesant!! Ti Chiara ik humb me ndonjë fashion week, burrin ma lej mu për nja dy javë. Veç aman mos postoni me foto familja – familja – familja. Bëjini nja dy javë pushim ju lutem. Faleminderit. Me respekt, R.L.”, ka shkruar Roza në profilin e blogeres.