Nuk janë të pakta rastet kur shohim në publik persona që pa pikën e etikës ekspozojnë organet e tyre gjenitale.
Një rast i fundit i ka ndodhur një vajze në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.
Teksa po shëtiste si gjithmonë, ajo përballet me skenën e pazakontë të një djali që i nxjerr organin dhe e fton t’i bashkohet në shkurre.
Vajza nxjerr menjëherë celularin dhe e paralajmëron se do ta publikojë videon e tij.
Menjëherë pas kësaj, ai i kthen shpinën dhe “zhduket” nga sipërfaqja ku ishte pak minuta më parë.
Bëni kujdes, pasi siç duket maniakët seksualë do vazhdojnë të na surprizojnë ditë pas dite.
Video: