TRENDY I MOMENTIT/ Këto sandale janë më popullore në botë (FOTO) – AlpeGossip
TRENDY I MOMENTIT/ Këto sandale janë më popullore në botë  (FOTO)

TRENDY I MOMENTIT/ Këto sandale janë më popullore në botë (FOTO)

Kur vjen puna te garderoba e verës, blejmë gjithçka, duke nisur që nga fustanet e lirshme të bardha dhe deri te kostumet e lezetshme shumëngjyrëshe. Nuk ekziston një trend që shërben për çdo gjë, të paktën në verë. Por, për sa i përket këpucëve, një trend ka qenë i pashmangshëm: të vishesh si babi.

Nisi me atletet e mëdha e të shëmtuara – jo se janë vërtet të shëmtuara, por atë emërtim morën – dhe u transformua në sandale. Imagjinoni sandalet që babi insiston të veshë çdo ditë kur jeni me pushime. Shtysa e parë erdhi nga Phoebe Philo, që rikrijoi sandalet Birkenstock, e më pas nga sandalet fëminore të Chanel e Prada. Të gjitha këto modele kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Edhe po të doni t’i blini, s’i gjeni kund.

CELINE

CHANEL

Menduam se do të duhej më shumë kohë që sandalet e babi të ktheheshin në normalitet, por kur kuptuam sa të rehatshme janë, i bëmë tonat.

Prandaj, sandalet Teva (versioni origjinal kushton vetëm 55 euro) janë sandalet më popullore në botë për momentin.

Përllogaritjet u realizuan nga Lyst, motorri i kërkimit posaçërisht për modën, i cil analizoi volumin e përmendjeve në rrjetet sociale, kërkimet, klikimet, ndërveprimet dhe shitjet në mijëra dyqane online.

Nëse doni t’i bëni tuajat sandalet Teva Hurricane XLT2, klikoni këtu.