DUA LIPA KRENARE PËR TË DASHURIN/ Shkëlqen në mbrëmjen e promovimit të librit të tij – AlpeGossip
DUA LIPA KRENARE PËR TË DASHURIN/ Shkëlqen në mbrëmjen e promovimit të librit të tij

DUA LIPA KRENARE PËR TË DASHURIN/ Shkëlqen në mbrëmjen e promovimit të librit të tij

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Isacc Carew kanë treguar se janë të pandarë nga njëri-tjetri dhe çdo sukses e festojnë së bashku. Mbrëmjen e djeshme Isaac promovoi librin e tij më të ri me receta gatimi dhe sigurisht që as në këtë event nuk mund të mungonte Dua. Si në çdo dalje të saj edhe këtë herë Dua ka shkëlqyer. Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë të zezë dhe floriri, me disa pupla në pjesën e krahëve dhe të fundit. Edhe i dashuri i saj kishte zgjedhur një kostum shumë elegant dhe bashkë me këngëtaren dukeshin perfekt me njëri-tjetrin.

Dua nuk ngurroi të tregonte krenarinë për suksesin e të dashurit dhe pas eventit të dy janë shfaqur shumë të lumtur duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Në mbrëmjen e promovimit ishin të pranishëm edhe familjarët e këngëtares shqiptare, me të cilët Isaac ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Dua dhe partneri i saj kanë më shumë se një vit të lidhur me njëri-tjetrin.