“FUSTANIN E BARDHË NUK DO E VESH KURRË”/ 3 vite pas vdekjes së vëllait, Barbana rikthehet në muzikë – AlpeGossip
“FUSTANIN E BARDHË NUK DO E VESH KURRË”/ 3 vite pas vdekjes së vëllait, Barbana rikthehet në muzikë

“FUSTANIN E BARDHË NUK DO E VESH KURRË”/ 3 vite pas vdekjes së vëllait, Barbana rikthehet në muzikë

Tre vite më parë, në një aksident fatal me motor, Ergi Dini i cili ishte një prej talenteve të reja në muzikën shqiptare, humbi jetën në moshën 22 vjeçare.

Artisti nga Shkodra, u nda nga jeta tragjikisht dhe kjo në atë kohë ishte një dhimbje e madhe vecanërisht për të motrën e tij.

Kur kanë kauar pak më shumë se 3 vjet nga humbja, motra e 22-vjeçarit të ndjerë, Barbana ka gjetur forcën t’i rikthehet muzikës.

“Libri i Dashnisë” titullohet kënga që ka rikthyer Barbanën në muzikë. Por mesa duket zemra e saj vazhdon të jetë e thyer. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ka treguar vendimin që ka marrë, se nuk do të veshë kurrë fustan nusërie.

Fustanin e bardhë nuk do e vesh kurrë. Në qoftë se do e bëja këtë hap, do e kisha bërë më parë kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shoh më si një arsye për të festuar”, raporton Bordo.