Këngëtari i njohur u “nxjer bojën”: Ka vajza që vetëshpallen si të dashurat e mia, për martesë kam ende kohë – AlpeGossip
Këngëtari i njohur u “nxjer bojën”: Ka vajza që vetëshpallen si të dashurat e mia, për martesë kam ende kohë

Këngëtari i njohur u “nxjer bojën”: Ka vajza që vetëshpallen si të dashurat e mia, për martesë kam ende kohë

Serxhio Lushku i njohur në muzikë si Sergio ka folur për jetën e tij gjatë një interviste për “Panorama Plus”. Ai ka treguar sesi femrat shpallen si të dashurat e tij, e gjithashtu sa i lidhur është me familjen.

U këndon shpesh femrave, po jashtë muzikës si është marrëdhënia jote me to?

Femrat janë sa të domosdoshme, aq edhe pengesë.

Ndodh që të vardisen apo të përndjekin?

Ka nga ato që të ngjiten dhe nuk të ndahen, ka edhe nga ato që vetëshpallen si të dashurat e mia. Por Sergio është i fokusuar vetëm te muzika.

Në intervistat e tua lë të kuptohet se i jep rëndësi të veçantë familjes. Kjo do të thotë që mund të të shohim shpejt të martuar?

Familja është dhe duhet të jetë e shenjtë për secilin prej nesh. Shumicën e kohës jam i angazhuar me punë, udhëtime, takime, studio, foto & videoshooting. Por sa herë që gjej hapësira dhe më jepet mundësia i perkushtohem familjes. Sergio i martuar?! Kemi kohë…

Jeta e një artisti si ty, sa lidhje ka me shfrenimin, kur ndodh që e shijon jetën pa limite?

Përpiqem të tregohem sa më i matur në çdo aspekt.