Këngëtarja e njohur Alma Bektashi në një intervistë të re, ka rrëfyer disa detaje lidhur me divorcin e bujshëm nga ish-partneri Sokol Stafa. Në një intervistë Bektashi tha se divorci për të nuk ka qenë një vendim i lehtë.
Alma u shpreh se arsyeja e divorcit ishte tradhëtia bashkëshortore, gjë të cilën ajo nuk e toleroi në asnjë moment. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se këngëtarja pranoi se tradhëtinë e kishte mësuar nga portalet.
“Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. Ishte vendim i marrë përnjeherë. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Për të besuar diçka duhet ta shohësh vetë.” u shpreh Bektashi.Më tej Alma tha se përtej kritikave që ka marrë nga publiku, askush nuk mundet ta kuptoj atë pa qenë në lëkurën e saj. Tradhëtia e ish-partnerit të Bektashit u zbulua para 3 vitesh në qershor 2021.
E dashura 20 vite më e re e bashkëshortit aso kohe të Almës, postonte shpesh fotografi me Sokol Stafën. Nga fotot romantike e deri tek dedikimet e dashurisë, dyshja dolën hapur si çift i vërtetë gjatë pushimeve luksoze që reklamonin.Pas zbulimit të lajmit Alma Bektashi i dha fund martesës me Stafën. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy fëmijë Anisa dhe Oresti.