PESË MUAJ PAS SHTATZANISË/ Elita RUDI tregon se si i duket trupi (FOTO) – AlpeGossip
PESË MUAJ PAS SHTATZANISË/ Elita RUDI tregon se si i duket trupi (FOTO)

PESË MUAJ PAS SHTATZANISË/ Elita RUDI tregon se si i duket trupi (FOTO)

Para pesë muajsh Elita Rudi dhe reperi i njohur Gjiko u bënë për herë të parë prindër.Elita solli në jetë një djalë të cilen e quajtën Zëri. Edhe pas lindjes së djalit ajo u shfaq me forma perfekte dhe shumë shpejt iu rikthye fizikut të periudhës para pritjes së ëmbël.

 

Së fundmi Elita ka ndarë në rrjetin e saj të instagramit dy foto të saja dhe mesazhi që ajo ka shkruajtur si mbishkrim është shumë i këndshëm sidomos për publikun femëror.Ajo shfaqet e veshur me një bluzë të shkurtër të zezë dhe e gjithë vëmendja shkon tek trupi i saj duke qenë se dhe mesazhi lidhet pikërisht me këtë pjesë.

“Trupi im i dashur të dua. Ti më bëre nënë. 5 muaj pas lindjes”, ka shkruar Elita duke iu treguar kështu fansave vetëbesimin që ajo ka dhe për më tepër mirënjohjen që ndjen se është pikërisht ai trup,ai që e bëri nënë.

Kujtojmë se Elita vazhdimisht ka postuar foto gjatë kësaj periudhe mëmësie të jetës së saj dhe i ka mbajtur ndjekësit e informuar në lidhje me çdo ndryshim të pësuar.Ajo synon të përçojë mesazhe pozitive se si një femër duhet ta dojë trupin e saj ashtu siç është,në çdo periudhë të mundshme.