DO KEMI DASMË SË SHPEJTI? Dojna dhe Vlashenti flasin për planet e martesës – AlpeGossip
DO KEMI DASMË SË SHPEJTI? Dojna dhe Vlashenti flasin për planet e martesës

DO KEMI DASMË SË SHPEJTI? Dojna dhe Vlashenti flasin për planet e martesës

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë bashkë si çift prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre dhe këto kohë nuk na i kanë kursyer fare fotot e videot nga momentet që kalojnë me njëri-tjetrin. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mbrëmjen e djeshme, dyshja kanë dhënë intervistën e parë çift tek Adi Krasta. Ata janë pyetur në lidhje me planet e së ardhmes dhe sigurisht a do ketë apo jo një dasmë.

Vlashenti tregoi se ai nuk i ka patur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë ai do t’ia plotësojë asaj dëshirës.

“Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- tha ai duke qeshur.

Më tej, moderatorja tha se në dasmën e tyre do të jenë të ftuar të gjithë njerëzit e zemrës.

Më herët, Vlashenti në një intervistë të dhënë, tregoi se çfarë kishte menduar në fillim për Dojnën.

“Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, tregoi Vlashenti.