U THA SE PATËN DEBAT PAS “FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Por Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka duhen më shumë se kurrë (FOTO) – AlpeGossip
U THA SE PATËN DEBAT PAS “FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Por Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka duhen më shumë se kurrë (FOTO)

U THA SE PATËN DEBAT PAS “FESTIVALIT TË KËNGËS”/ Por Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka duhen më shumë se kurrë (FOTO)

Pas përfundimit të Festivalit të Këngës, në media u përfol për një debat midis dyshes, Vera Grabocka-Alketa Vejsiu.

Shkak për debatin thuhet se u bë Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë në festivalin e rëndësishëm.

Alketa dëshironte që fituese të ishte Elvana Gjata me këngën “Me Tana”, ndërsa Vera, sipas mediave, bëri të pamundurën që të fitonte Arilena.

Megjithatë, duket se çdo gjë ka qenë e momentit dhe dyshja vazhdon të ketë marrëdhënie të ngushtë.

Këtë e ka treguar edhe Vera ditën e sotme me postimin e saj në Instagram.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund”, shkruan Vera.

 

Sot ka nisur edhe emisioni ku Vera dhe Alketa punojnë bashkë “Në kurthin e Piter Pan”, dhe u tregua sërish se midis tyre është sqaruar gjithçka