“PO KJO KUSH ËSHTË…”/ Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO) – AlpeGossip
“PO KJO KUSH ËSHTË…”/ Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

“PO KJO KUSH ËSHTË…”/ Morena Taraku bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdimisht merr shumë vëmendje në media e në publik. Artistja gjithmonë ka rënë në sy prej dukjes së saj por këtë herë po tregon një paqëndrueshmëri të madhe përsa i përket ngjyrës së flokut.

Me ardhjen e sezonin të verës Morena u përfshi nga ndryshimet. Kujtojmë që në qershor të këtij viti u shfaq me flokë në ngjyrë lajthi dhe vetëm pas ca kohësh ajo bëri një ndryshim drastik duke u shfaqur me flokë jeshile neon.

Mirëpo mesa duket këngëtarja u lodh dhe nga kjo ngjyrë dhe tani me anë të një postimi në InstaStory , ku nuk i duket fytyra për të parë se si duket look-u i ri te ajo, Morena ka treguar ngjyrën e re të flokëve. Morena Taraku është tanimë bjondja më e rë në Showbiz.