“TANI KAM VETËBESIM”/ Modelja e njohur injekton botox në sqetull (FOTO) – AlpeGossip
“TANI KAM VETËBESIM”/ Modelja e njohur injekton botox në sqetull (FOTO)

“TANI KAM VETËBESIM”/ Modelja e njohur injekton botox në sqetull (FOTO)

Ndërhyrjet me botox janë bërë shumë të zakonta në ditët tona. Nga ditë në ditë po dëgjojmë emra të njohur që iu janë nënshtruar këtyre ndërhyrjeve. Mirëpo, modelja e njohur Chrissy Teigen, gruaja e këngëtarit John Legend, ka praktikuar botoxin në një vend që nuk e kishim dëgjuar më parë.

Është sezoni verës dhe dielli është më përvëlues se kurrë. Për të mënjanuar djersitjen e tepërt, Chrissy Teigen ka injektuar botox nën sqetulla. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo ndërmjet një postimi në Twitter.

“Ishte shumë e lehtë. Më bën të ndihem më mirë kur vesh fustane. Ndihem më me vetëbesim. Ishte gjëja më idiote dhe budallallëku më i madh që kam bërë ndonjëherë. Më idioti, por më pëlqen, sidoqoftë. Sinqerisht që nuk kam asnjë pendesë”, ka rrëfyer Chrissy pas injektimit të botoxit në sqetullat e saj.