ZËRI LUAN NË DHOMËN E TIJ TË RE/ Pamjet do t’ju zbukurojnë ditën (FOTO) – AlpeGossip
ZËRI LUAN NË DHOMËN E TIJ TË RE/ Pamjet do t’ju zbukurojnë ditën (FOTO)

ZËRI LUAN NË DHOMËN E TIJ TË RE/ Pamjet do t’ju zbukurojnë ditën (FOTO)

Prindërit e njohur të showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko, janë shumë të lidhur pas djalit të tyre Zërit, i cili është bërë një emër shumë i dëgjuar falë vëmendjes që prindërit i kushtojnë në çdo moment.

Ditën e martë, reperi i njohur Gjiko, ndau me ndjekësit e tij një video ku dukej se çifti i njohur kishin nisur me arredimin e dhomës së të birit. Në video dukej një tapet i butë në formë puzzle dhe me ngjyra të ndryshme.

Sot ka qenë Elita ajo që ka ndarë disa video në instastoryn e saj. Në video shfaqet Zëri i cili është shtrirë në tapetin e butë të dhomës së tij të re, rrethuar nga lodra të ndryshme. Ai duket se po argëtohet shumë dhe bën lëvizje të shumta në dhomë duke u mundur të çohet por këmbët e vogla nuk i mbajnë dhe rrëzohet vazhdimisht. Në sfond dëgjohen të qeshurat e Elitës.