PUSHIMET PERFEKTE/ Ja ku zgjodhën VIP-at ta kalojnë verën (FOTO) – AlpeGossip
PUSHIMET PERFEKTE/ Ja ku zgjodhën VIP-at ta kalojnë verën (FOTO)

PUSHIMET PERFEKTE/ Ja ku zgjodhën VIP-at ta kalojnë verën (FOTO)

Pushimet e verës janë një periudhë që duhet shfrytëzuar për t’u relaksuar pas një sezoni të mbushur me punë. Gazetaret sportive më të njohura në vendin tonë, kanë pasur destinacione të ndryshme gjatë kësaj verës. Disa kanë preferuar bregdetin tonë, ndërkohë që të tjera kanë zgjedhur Greqinë apo edhe freskinë që të ofron Danimarka gjatë kësaj periudhë. Por le të ndalemi të disa prej tyre.

Nevina Shtylla – Jugun e Shqipërisë dhe Kopenhagen (Danimarkë)

Moderatorja e njohur e programit “Procesi Sportiv” ka pasur një verë të mbushur me pushime, ku disa ditë ka zgjedhur t’i kalojë në ujrat e kristalta të jugut të Shqipërisë, ndërkohë që më pas zgjodhi Danimarkën për të eksploruar Kopenhagenin. Bukuroshja e njohur spikat me format e saj perfekte, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Ilda  Bejleri- Mykonos, Greqi

Edhe pse tashmë ka mbyllur aventurën te “Digitalb” pasi nuk bën pjesë në planet për sezonin e ri, gazetarja e njohur nuk e ka përjetuar aspak keq këtë lajm, pasi është relaksuar në një nga destinacionet më të bukura dhe më të frekuentuara, Mykonos. Ishulli ku mblidhen njerëzit më të famshëm në botë këtë verë, ka pasur jo pak bukuroshe shqiptare

Vilma Masha- Andalucia (Spanjë)

Gazetarja tjetër e “Supersport” si gjithmonë ruan një profil shumë të kujdeshëm në rrjetet sociale. Ajo ka zgjedhur bregdetin e mrekullueshëm të Andalucias në Spanjë. Në fotot e shpërndarë për ndjekësit e saj duken format perfekte, edhe pse ajo rrallë herë ekspozohet në publik.

Daljana Sejdia- Santorini (Greqi)

Moderatorja sportive e “News 24”, ka kaluar disa ditë në ishullin e mrekullueshëm të Santorinit në Greqi, edhe pse në fakt nuk kanë munguar as disa ditë edhe në jugun e Shqipërisë.