E SHTYNË DASMËN 3 HERË/ Çifti tashmë e ndan mendjen për tu martuar – AlpeGossip
E SHTYNË DASMËN 3 HERË/ Çifti tashmë e ndan mendjen për tu martuar

E SHTYNË DASMËN 3 HERË/ Çifti tashmë e ndan mendjen për tu martuar

Pasi e shtynë plot 3 herë, duket se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, vendosën një datë për tu martuar! Siç ndodh zakonisht së fundmi me të famshmit, ata u celebruan përmes një ceremonie shumë private vitin e shkuar, por kësaj here pritet që çifti të bëj një festë gjigande.

Sipas TMZ-së, çifti po planifikon të martohet në shtator, muaj i cili daton pak a shumë me përvjetorin e parë të tyre. Po të njëjtat burime, thonë se Justin dhe Hailey po merren personalisht me ftesat, të cilat do të shpërndahen këtë javë.

Dasma, ishte planifikuar të ndodhte shumë kohë më parë, por dyshja u detyrua ta shtyjë për shkak të problemeve që këngëtari kishte me shëndetin mendor.

Gjithsesi, të shkuara të harruara. Justin është më i lumtur se kurrë dhe po përgatitjet e dasmës ia kanë shtuar entuziazmin.

Pavarësisht lumturisë së çiftit, mendja na shkon tek Selena. Dashuria e saj e parë po martohet zyrtarisht dhe…jemi zemërthyer për të.