TË GJITHË TË HABITUR/ Deklarata e Adrola Dushit për të dashurin e ri i konfuzon fansat (FOTO) – AlpeGossip
TË GJITHË TË HABITUR/ Deklarata e Adrola Dushit për të dashurin e ri i konfuzon fansat (FOTO)

TË GJITHË TË HABITUR/ Deklarata e Adrola Dushit për të dashurin e ri i konfuzon fansat (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, Adrola publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqej krah Pavllos dhe krahas saj kishte shkruar “Pavllo im”.

Menjëherë në postimin e saj vërshuan komente ku ndjekësit komplimentonin çiftin, duke u shprehur me bindje se ata ishin bashkë.

Mirëpo, pas këtyre komenteve, Adrola e ndryshoi shkrimin e saj, duke shtuar: “miq deri në fund”.

Me këtë veprim, ajo ka sqaruar njëherë e mirë zërat se është në një lidhje të re, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe modelit ka vetëm shoqëri.

Kujtojmë se prej kohësh modelja është ndarë nga partneri i saj, Adis Patushi, me të cilin ka një djalë të quajtur Troi.