THYEN HESHTJEN/ Arbana Osmani REAGON për herë të parë për “KONFLIKTIN” me vëllezërit Veshaj: Donaldit i jemi… (FOTO) – AlpeGossip
THYEN HESHTJEN/ Arbana Osmani REAGON për herë të parë për “KONFLIKTIN” me vëllezërit Veshaj: Donaldit i jemi… (FOTO)

THYEN HESHTJEN/ Arbana Osmani REAGON për herë të parë për “KONFLIKTIN” me vëllezërit Veshaj: Donaldit i jemi… (FOTO)

Ndonëse “Big Brother Vip” ka përfunduar, debatet dhe akuzat jo. Ilir Shaqiri ishte ai i cili arriti që të “rrëmbente” çmimin e madh, duke lënë Donaldin kështu në vend të dytë, ndonëse ky i fundit ishte përgatitur për të fituar.

Pasi u shpall fituesi, ishin vetë binjakët Veshaj atë të cilët me deklarata të “dyshimta” dhe fshirje postimesh, ngritën dyshime se mes tyre dhe produksionit ka ndodhur një krisje.

Së fundmi, ka qenë moderatorja e “Big Brother Vip” Arbana Osmani, ajo e cila për herë të parë i ka vënë vulën të gjitha “thashethemeve” që kanë qarkulluar lart e poshtë prej ditësh.

Arbana bën me dije se mes produksionit dhe konkurentëve, Donaldit në këtë rast nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka për të patur.

Ajo shton se Top Channel i është falenderues çdo konkurenti, veçanërisht Donaldit i cili çdo puntatë dhuroi emocione.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë.

Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkurenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm ” kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”, shkruan ajo.