Çifti i njohur Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë para disa muajsh, me ardhjen në jetë të Efehanit.
Që nga ai moment ato po shijojnë ndjesinë e të qenurit prindër dhe vazhdimisht postojnë foto të një jete të lumtur familjare.
Dhe ditën e sotmë ajo ka publikuar një foto të vogëlushit Efehan së bashku me nënën e saj.
Fotoja tregon vogëlushin që rri në prehrin e nënës, i mbështetur në krahët e saj.
Por një detaj i vogël nuk u ka shpëtuar syrit të fansave të ish-Miss Shqipërisë.
Gishti i mesit në dorën e djathtë të Efehanit, ka marrë të gjithë vëmendjen e komentuesve.
Këtë e ka vënë re edhe mami Almeda e cila ka ripostuar foton në Instastory, për t’ua dedikuar këtë gjest të gjithë “inatçinjve” të saj!