HARROJENI “SHIKO KUSH LUAN”/ Luana rikthehet në ekran me emision të ri (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI “SHIKO KUSH LUAN”/ Luana rikthehet në ekran me emision të ri (FOTO)

HARROJENI “SHIKO KUSH LUAN”/ Luana rikthehet në ekran me emision të ri (FOTO)

Me fillimin e sezonit të ri televiziv, Luana Vjollca do të rikthehet në ekran. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja duke postuar në rrjete sociale spotin e emisionit.

Në spot Luana shfaqej duke u rregulluar dhe shkruante se së shpejti do rikthehej, por pa dhënë detaje më shumë. Ndërsa sot moderatorja dhe këngëtarja ka zbuluar se do vijë me një emision të ri dhe jo me “Shiko kush luan”.

“Gjëra të reja po vijnë së shpejti”, shkruan Luana duke i bërë fansat kuriozë.

Ndërkohë thuhet se përpos moderimit, Luana po vazhdon punën edhe për një projekt të ri muzikor.