NË NJË LIDHJE TJETËR PAS NDARJES NGA BEARTI/ Tea bezdiset nga partneri: Nuk të kam marrë për… – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE TJETËR PAS NDARJES NGA BEARTI/ Tea bezdiset nga partneri: Nuk të kam marrë për…

NË NJË LIDHJE TJETËR PAS NDARJES NGA BEARTI/ Tea bezdiset nga partneri: Nuk të kam marrë për…

Pak kohë më parë, Tea Trifoni zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie, pas ndarjes nga Bearti. Ajo tha se partneri nuk është një personazh publik dhe se e ka njohur rastësisht.

Ditën e sotme Tea ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku tregoi se çfarë e bezdis më shumë nga i dashuri. Ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se nuk i pëlqen që ai e mbron gjithë kohës, pasi e bën të duket si e paaftë.

“Është kjo ideja që kanë meshkujt në përgjithësi, mosha ime, që në momentin që ke një femër në krahë duhet të jesh mbrojtësi kryesor i saj, sikur unë kam nevojë për mbrojtje. Nuk jemi në luftë këtu që ti të jesh truproja ime, nuk të kam marrë si truprojë. Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë. Por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.