Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë një ndër çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media. Vetëm pak ditësh, dyshja festoi katër vjetorin e martesës.
Para tri vitesh ato janë bërë prindër të një djali të cilit i vendosën emrin Ansi. Së fundmi Andrra ka ndarë lojën “Pyetje-përgjigje” në Instastoryn e saj, ku iu ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin për çfarë të duan.
Një prej fansave të saj e ka pyetur rreth planeve për zgjerimin e familjes. ” Kur ke me gjet beben 2?”,- ka shkruar fansi, ndërkohë që Andrra i është përgjigjur “Të rritet edhe pak ky.” Shkrimin e ka shoqëruar nga një foto e Ansit duke qeshur.