”PO TË MARTOHESHA NË TUZ DO TË ISHA DUKE MJELË LOPËT”/ Emina Cunmulaj i kthehet ndjekëses së saj – AlpeGossip
”PO TË MARTOHESHA NË TUZ DO TË ISHA DUKE MJELË LOPËT”/ Emina Cunmulaj i kthehet ndjekëses së saj

”PO TË MARTOHESHA NË TUZ DO TË ISHA DUKE MJELË LOPËT”/ Emina Cunmulaj i kthehet ndjekëses së saj

Modelja Emina Cunmulaj nuk heziton të kthejë përgjigje për fansat në Instagram. Këtë herë, ajo ka postuar një foto nga fshati i saj, Tuzi duke shkruajtur: “S’ka si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”.

Një ndjekëse i bëri një koment duke i thënë se po të donte aq shumë vendin, do të ndërtonte aty karrierën e do të martohej në Tuz.

“Meqë s’ka vend si vendi jot pse nuk jetove aty? Pse s’u martove në Tuz? Pse nuk e zhvillove karrierën në vendlindje po ike qysh 18 ???”, shkruajti ndjekësja.

Për këtë, Emina nuk u mendua dy herë dhe ia ktheu: “Auuuuu tash a deshte edhe me i ra fylit për melodi, t’kisha tej atëherë isha ken tyj miel lopë hala”.

Modelja Emina Cunmulaj bën një jetë të mirë në Amerikë, ku gëzon një familje të shëndetshme. Prej vitesh është e martuar me biznesmenin Sam Nazarien, me të cilin gëzojnë dy vajza.