JO ”KALIFORNIA”/ Ja me çfarë projekti do ta shohim Marinën këtë sezon (VIDEO) – AlpeGossip
JO ”KALIFORNIA”/ Ja me çfarë projekti do ta shohim Marinën këtë sezon (VIDEO)

JO ”KALIFORNIA”/ Ja me çfarë projekti do ta shohim Marinën këtë sezon (VIDEO)

Marina Vjollca i ka munguar ekranit prej më shumë se një viti. Pas mbarimit të C’est la vie, Marina vendosi që për një kohë të gjatë të shkëputet nga ekrani dhe publiku po e priste me padurim rikthimin e saj.

Ditët e fundit është përfolur se Marinën do e shohim si prezantuese në “Klanifornia show”, por në fakt moderatorja do të rikthehet me një projekt të vetin që do mbajë emrin e saj.

Marina ka publikuar sot spotin e emisionit ku shihet në zyrë teksa mban shënime, më pas bëhet gati dhe del përpara kamerës e veshur me një fustan të zi. Në sfondin prapa saj shkruhet “M”, që na bënë të mendojmë se titulli i emisionit do jetë “Marina”.

“Rikthehem shumë shpejt”. shkruan Marina krah videos ndërsa pritet që në ditët në vazhdim të zbulojmë më shumë për këtë projekt.