”JAM INVESTUAR ALL IN NË…”/ Bes Kallaku flet për herë të parë për largimin nga ”TV Klan” – AlpeGossip
”JAM INVESTUAR ALL IN NË…”/ Bes Kallaku flet për herë të parë për largimin nga ”TV Klan”

”JAM INVESTUAR ALL IN NË…”/ Bes Kallaku flet për herë të parë për largimin nga ”TV Klan”

Pasi aktori i humorit, Erion Isai, u zgjodh kryetar i bashkisë së Kolonjës ai u largua nga aktrimi dhe emisioni “BE Coffee” që prezantonte së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun. Siç duket këtë sezon rubrika “BE Coffee” nuk do të jetë më në “E diela shqiptare” duke qenë se Olsi është bërë pjesë e spektaklit të ri në Tv Klan, ndërkohë që Besi i është dedikuar filmit të tij “Falco”.

Ditën e sotme aktori ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku foli për largimin e tij nga televizioni Klan. Sic rrëfeu ai i është bërë një ftesë për të qenë pjesë e “Kalifornia Show”, mirëpo ende nuk e ka pranuar.

“Duke qenë se jam i përkushtuar ndaj filmit, dua që aktualisht të më shkojë siç duhet kjo lloj pune. Pastaj ofertën e Klanit jam akoma duke e menduar, jam në bisedime.S’kam pasur oferta të tjera. Unë dua të nxjerr filmin si fillim dhe pastaj do shqyrtoj çdo lloj telefonate. Nese do qëndroj në televizion apo jo, apo do merrem me kinematografinë.”, tha Besi teksa theksoi se tashmë e ka të vështirë të rikthehet aktrimit në televizion pasi për momentin është i përqendruar tek filmi i tij.

“Jam investuar all in në film në çdo kursim timin, dua që të më shkojë sic duhet kjo iniciativë. Në Be coffee nuk isha lider, nuk më ka pëlqyer ta quaj veten lider, ajo ishte një trini por jo e shenjtë. Unë ika nga “Portokallia” për të bërë diçka timen, kur ikën nga aktor të shkosh sërish aktor, kur ke synuar dicka tjetër, kjo më ka bërë ta mendoj pak këtë ofertë.”,- ka vijuar më tej aktori.