NA HABITI/ Blendi Fevziu tregon sesi portalet i vendosën emrin e të bijës (FOTO) – AlpeGossip
NA HABITI/ Blendi Fevziu tregon sesi portalet i vendosën emrin e të bijës (FOTO)

NA HABITI/ Blendi Fevziu tregon sesi portalet i vendosën emrin e të bijës (FOTO)

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka qenë së fundmi i ftuar në emsionin “Rudina” për të folur rreth librit të tij të ri, i cili është në proces redaktimi.

 

Blendi ka dy vajza, Mishel dhe Alis, dhe me të dyja ka një marrëdhënie shumë të mirë të cilat i merr shpesh dhe gjatë pushimeve. I ftuar te “Rudina”, gazetari ka bërë një rrëfim tepër interesant rreth emrit të së voglës Alis.

Ai ka treguar se në fakt emrin e të bijës e kanë vendosur portalet, as ai, as Inesi dhe as Misheli. “Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta ‘ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, një moment ajo më thotë: “Eee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull atëhere, nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar.”- ka rrëfyer Blendi.