PËRVJETORI I 4 I MARTESËS/ Vesa Luma tregon se asgjë nuk e ndan dot nga Big Basta – AlpeGossip
PËRVJETORI I 4 I MARTESËS/ Vesa Luma tregon se asgjë nuk e ndan dot nga Big Basta

PËRVJETORI I 4 I MARTESËS/ Vesa Luma tregon se asgjë nuk e ndan dot nga Big Basta

Vesa Luma dhe Big Basta, festojnë sot përvjetorin e 4-ët të martesës. Dhe kur më mirë se në një ditë si kjo, këngëtarja mund të reflektojë për gjithë çfarë ka ndodhur deri më tani?

“Gëzuar përvjetorin! Deri më sot e dëshmuam që asgjë në botë s’na ndan, as kilometrat, as mundi e as sakrificat! Sepse çdo gjë është e mundur kur do me gjithë zemër! Krenare për çdo gjë që ndërtuam, e më së shumti për frytin e kësaj dashurie, Lian!”- shkruan Vesa në postimin e saj të fundit, ku solli një “mini album” nga fotot e asaj dite.

Çifti i këngëtarëve u martuan në shtator të 2015-ës dhe vetëm një vit më vonë, u bënë për herë të parë prindër të një djali të quajtur Lian.

Së fundmi, Vesa dhe Big Basta janë zhvendosur në Zelandën e Re për një të ardhme më të mirë për të voglin e tyre, por kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për asnjë nga të dy.

“I urrej lidhjet në distancë, por kur është dashuria e madhe dhe kur e di qëllimin definitivisht sakrifica ia vlen. Largësia ka qenë gjëja më e vështirë sidomos për djalin që ndarjet i ka pasur shumë të vështira dhe unë bashkë me të.”- rrëfeu ajo në janar të 2019-ës, duke shtuar se kushdo që ka qenë në një situatë të tillë, e kupton edhe më mirë.