POZUAN BASHKË SI ÇIFT I DASHURUAR/ Gigi Hadid ka disa fjalë për Dua Lipën dhe të vëllain – AlpeGossip
POZUAN BASHKË SI ÇIFT I DASHURUAR/ Gigi Hadid ka disa fjalë për Dua Lipën dhe të vëllain

POZUAN BASHKË SI ÇIFT I DASHURUAR/ Gigi Hadid ka disa fjalë për Dua Lipën dhe të vëllain

Prej disa muajsh këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është në lidhje me modelin Anwar Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella Hadidit. Dua dhe Anwar e kanë bërë lidhjen serioze duke e prezantuar njëri-tjetrin me familjet e tyre.

Duket se motrat Hadid kanë një vlerësim të mirë për të dashurën e vëllait Duan. Gigi ka postuar sot një foto të Anwarit dhe Duas dhe ka shkruar dy fjalë për ta.

“I dua kaq shumë këta të dy”, shkruan Gigi në foton ku Dua dhe Anwar pozojnë pranë njëri-tjetrit, si një çift i dashuruar.