NË NJË LIDHJE TË RE/ Fjorentina e ”Big Brother” rrëfen: Nisi si shaka… – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE TË RE/ Fjorentina e ”Big Brother” rrëfen: Nisi si shaka…

NË NJË LIDHJE TË RE/ Fjorentina e ”Big Brother” rrëfen: Nisi si shaka…

Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të Big Brother Albania 9. Mirëpo pas mbarimit të aventurës së tyre në Big Brother, ata i dhanë fund lidhjes. Së fundmi, Fiorentina ka rrëfyer për ‘Tirana News’ se është në një lidhje të re. “Jam e dashuruar pas kaq kohësh”,- është shprehur ajo.

Fjorentina ka treguar se lidhja me partnerin e saj të ri ka nisur si me shaka dhe më pas është kthyer në një lidhje të vërtetë dhe serioze: “Të  them se s’jam do gënjeja. Po jam. Ka nisur si me shaka talleshim me njëri-tjetrin dhe përfundoi në një lidhje që smund të rrinim dot pa folur, me mu bë pjesë e jetëes, ashtu si dhe unë tek ai.”

Më pas ajo ka rrëfyer se i dashuri i saj jeton jashtë Shqipërisë dhe ndonëse bëhet shumë xheloze, mundohet të mos e japë veten: “Shumë xheloze jam,  tej mase shumë.  Është dhe largesia pak që e krijon këë gjë,  por mundohem te menaxhoj dhe kontrrolloj veten sepse ndryshe nuk shkon gjatë.  Po u bëra unë xheloze i bie të bëhet dhe ai, e keshtu rri urtë unë që mos të hapi gojë dhe ai”.