”ME BURRIN E NDERIT”/ Stresi i dedikon të atit fjalët më të bukura (FOTO) – AlpeGossip
”ME BURRIN E NDERIT”/ Stresi i dedikon të atit fjalët më të bukura (FOTO)

”ME BURRIN E NDERIT”/ Stresi i dedikon të atit fjalët më të bukura (FOTO)

Reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale ku vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme të cilat marrin goxha vëmendje. Këtë të martë reperi ka postuar një foto në të cilën shihet pranë të atit, Sali Lushaj.

Në foton në fjalë ai dhe i ati janë së bashku me tri djem tjerë mes të cilëve dhe moderatori Meriton Mjekiqi. Gjithsesi qendër e fotos është Saliu pasi dhe mbishkrimi që Stresi i ka lënë fotos është për të. ‘Kurrë mos u dorëzo! Me burrin e nderit, një dhe i vetmi Sali Lushaj”,-ka shkruar ai.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që reperi publikon një foto me të atin. Ai është shumë i lidhur si me të ashtu dhe me nënën dhe postimet familjare nuk kanë munguar.