Adelina Tahiri është me fat, shihni si kujdeset milioneri maqedonas për të (FOTO) – AlpeGossip
Adelina Tahiri është me fat, shihni si kujdeset milioneri maqedonas për të (FOTO)

Adelina Tahiri është me fat, shihni si kujdeset milioneri maqedonas për të (FOTO)

Këngëtarja e shumë komentuar e showbizit, Adelina Tahiri siç dihet është në pritje të ëmbël dhe ajo e bashkëshorti i saj, Serjoza Markov do të bëhen me djalë.

Sigurisht që këtë periudhë, Adelina tregohet e kujdesshme me shëndetin dhe një kujdes të veçantë po shihet të ketë edhe bashkëshorti i saj.

Mbrëmjen e djeshme, avokati maqedonas ja ka çuar ushqimin në shtrat Adelinës.

Ajo ka postuar një foto ku shihet pjata e mbushur me fruta e duke treguar se ata për momentin ndodhen në Stamboll.

Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov po udhëtojnë shumë, gjatë kësaj periudhe në vende të ndryshme të Europës e kjo shihet nga postimet e tyre, herë në Vjenë, herë në Bullgari e këto ditë në Turqi.

 

Thuhet se Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov këtë vit kanë vendosur të bëjnë edhe një dasmë përrallore, por këtë lajm këngëtarja nuk e ka konfirmuar ende.