MES PANIKUT TË TËRMETEVE/ Sara Hoxha organizon festën për bebin që do të vijë në jetë – AlpeGossip
MES PANIKUT TË TËRMETEVE/ Sara Hoxha organizon festën për bebin që do të vijë në jetë

MES PANIKUT TË TËRMETEVE/ Sara Hoxha organizon festën për bebin që do të vijë në jetë

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ka mbajtur festën ‘baby shower’, për bebin që do vijë në jetë së shpejti. Mirëpo siç tregon Sara këtë festë e ka mbajtur në këto ditë paniku nga termetet.

Sara ka postuar dy foto nga kjo festë ku në njërën prej tyre shfaqet me Lorin. Sara shfaqet e veshur me fustan të bardhë me lule ndërsa Lori me kostum.

Në foton tjetër Sara tregon pjatën nga kjo festë që mblodhi familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt.

Ajo që bie në sy është fakti që Sara ka zgjedhur të mos përdorë ngjyra të ndezura siç ndodh përgjithësisht në festat ‘baby shower’, por këtë herë ambienti është zbukuruar në ngjyra neutrale.

“Në mes të të gjithë këtij paniku, këtë fundjavë pata babyshower-in më special me njerëzit e mi më të afërt dhe të dashur”, shkruan Sara.