I MBANI MEND G-BANI DHE CRAZY GIRL? Pas shumë vitesh, dyshja takohet përsëri në Greqi dhe ja pse – AlpeGossip
I MBANI MEND G-BANI DHE CRAZY GIRL? Pas shumë vitesh, dyshja takohet përsëri në Greqi dhe ja pse

I MBANI MEND G-BANI DHE CRAZY GIRL? Pas shumë vitesh, dyshja takohet përsëri në Greqi dhe ja pse

Crazy Girl, emri i vërtetë i së cilës është Dorina Kodra, dhe Alban Përlala, i njohur me pseudonimin ‘G-Bani’, janë dy emra shumë të dashur e të dëgjuar për publikun shqiptar. Kënga e tyre ‘Të dua’ do të mbetet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve dhe madje dëgjohet ende.

Ndonëse shumë të famshëm dyshja zgjodhi të largohej nga tregu muzikor. Crazy Girl është tanimë nënë e tre vajzave dhe jeton në Greqi ndërsa G-Bani jeton prej vitesh në Suedi.

Pavarësisht viteve që ikin, dyshja e kanë ruajtur miqësinë mes tyre dhe së fundmi janë parë shpesh bashkë në ishullin Mykonos. G-Bani ka shkuar atje për të vizituar Crazy Girl dhe nga kjo kanë lindur aludimes se ndoshta dyshja po mendon të sjelli sërish një tjetër bashkëpunim, që sigurisht do të na lumturonte shumë.