ALMEDA KU ËSHTË? Tolga fotografohet vetëm për vetëm me këngëtaren e njohur (FOTO) – AlpeGossip
ALMEDA KU ËSHTË? Tolga fotografohet vetëm për vetëm me këngëtaren e njohur (FOTO)

ALMEDA KU ËSHTË? Tolga fotografohet vetëm për vetëm me këngëtaren e njohur (FOTO)

Ditën e djeshme aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, mbërriti në Kosovë, shoqëruar nga Almeda Abazi dhe djali i tyre Efehani. Ai mbajti një konferencë për shtyp me ministrin Kujtim Gashi dhe së bashku biseduan për një bashkëpunim ‘Turqi-Kosovë’, për projekte të ndryshme kulturore, sidomos në fushën e kinematografisë.

 

Gjatë kësaj vizite në Kosovë, familja janë takuar dhe me personazhe të njohur të Showbizit. Këngëtarja Genta Ismajli publikoi në Instastoryn e saj një foto ku shfaqej krah Almedës dhe Tolgahanit.

Më pas ka qenë artistja e njohur kosovare Shkenda Dubova, e cila ka zbuluar se është takuar po ashtu me çiftin e njohur. Shkenda ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit. Ndryshe nga Genta ajo ka preferuar të fotografohet vetëm me aktorin dhe buzëqeshja në fytyrën e saj tregon se është lumturuar shumë nga ky takim i këndshëm me Tolgën.